☁️
Tiranë 20°C · Vranët 22 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▲1.49%
DOW 52,049 ▲0.71%
NASDAQ 27,122 ▲2.26%
NAFTA 92.04 ▼0.36%
ARI 4,402 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $86,675 ▲ +6.79% ETH $2,786 ▲ +5.72% XRP $1.5574 ▲ +10.53% SOL $119.5500 ▲ +8.02%
S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 92.04 ▼0.36 % ARI 4,402 ▲0.41 % S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 92.04 ▼0.36 % ARI 4,402 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
22 Sht 2026
Breaking
Kronika

Drogat e reja të forta gjatë sezonit turistik, Policia e Shtetit: Shqetësim, janë marrë masa

Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Rebani Jaupi tha se përdorimi i drogave të forta gjatë sezonit turistik në vendin tonë është një shqetësim dhe se ka një plan të hollësishëm për parandalimin e tyre.
Ai shtoi se këto droga janë të importuara kohët e fundit, ndërsa janë marrë masa nga agjentë të policisë në bashkëpunim me burime të inteligjencës.

Policia: Pa përdorim në disa plazhe në vitet e kaluara të kësaj droge, nga persona që shfrytëzojnë vendin tonë, kemi një plan të hollësishëm, pjesë e këtij plani është në zona bregdetare, ku kemi pasur shqetësimin, janë droga janë të importuara kohët e fundit, janë marrë masa nga agjentë të policisë, nga burime të inteligjencës, është vërtet shqetësim përdorimi i drogave të cilat janë vdekjeprurëse për shkak të efektit që japin kur nuk njihen nga përdoruesit, janë marrë masa do të ketë kontrolle jo vetëm në terren, por që në hyrje do të bashkëpunojmë me struktura homologe.

Kujtojmë se në vendin tonë po qarkullon lënda narkotike GHB (Gamma- hydroxybutyrate) e cila njihet ndryshe dhe si droga e seksit.

Në fillim të qershorit policia vuri në pranga katër rinj anglezë që shpërndanin në Dhërmi kanabis, kokainë ekstazi apo GHB.

Disa ditë më pas pesë të huaj të tjerë nga Spanja, Brazili, Argjentina dhe Italia ranë në pranga të policisë me të njëjtën akuzë.

Policia u gjeti dhe sekuestroi 160 doza të lëndës narkotike GHB (Gamma-hydroxybutyrate) dhe doza të drogave të tjera të forta.

Nga veprimet hetimore, dyshohet se pesë të arrestuarit kishin ardhur si turistë në Dhërmi dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike në doza, në këtë zonë bregdetare, kryesisht për turistët e tjerë, në lokalet e natës dhe në aktivitetet e ndryshme të argëtimit që zhvillohen në bregdet, gjatë sezonit turistik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.