Arte

Edi Hila çel ekspozitën “Territore të përvojave të jetuara” në COD

Qendra për Hapje dhe Dialog çeli mbrëmë ekspozitën me titull “Territore të përvojave të jetuara” nga artisti i mirënjohur shqiptar Edi Hila.

Ekspozita e cila do të qëndrojë e hapur deri më 10 gusht 2023, është kuruar nga Zef Paci. Ceremonia e hapjes në COD u zhvillua në prani të Kryeministrit Edi Rama, artistëve të zhanreve të ndryshme si edhe të artdashësve shqiptarë.

Tetë veprat që artisti prezanton përvijojnë thurimën e njëfarësoj harte, në të cilën “vendet” shkojnë përtej kufijve fizikë duke u shtrirë në aluzione evokuese. Janë territore, krijesa e objekte që pulsojnë lehtas nën një rëndesë atmosferike, imazhe që reflektojnë përvojat dhe përjetimet e tij.

Edi Hila lindi në Shkodër më 13 tetor të vitit 1944. Ai është një nga piktorët e rëndësishëm në artin bashkëkohor shqiptar, i prirur drejt një pikture figurative.

“Delikat, gjithmonë në tonalitetet koloristike, artisti Hila, në vazhdimësi ishte piktori estet, ku ngjyra po luante një rol të rëndësishëm e parësor” shkruan për Edi Hilën, në faqen e saj online, Galeria Kombëtare e Arteve.

Punët e tij janë në Koleksionin e Centre Pompidou, Paris, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë , Koleksioni privat i Rene Block, Frac-Auvergne, Koleksioni Ville de Paris.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button