BE: Hapni negociatat me Shqipërinë/ Raporti i ndërmjetëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Me hartimin e metodologjisë së re, Franca duket se është e gatshme të heqë dorë nga bllokimi i hapjes së bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dy javë më parë, në konferencën e sigurisë në Mynih, presidenti francez Emmanuel Macron e lidhi vendimin e ardhshëm të vendit të tij, pikërisht më raportin e sotëm të Komisionit.
“Tani të gjithë presim në mars raportin e Komisionit rreth procesit për të dy vendet. Pra, duhet të shohim çfarë do të thotë Komisioni për progreset e pritura në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut për këto çështje, dhe në varësi të kësaj, konsideroj se në raport me para-kushtet që kisha vendosur, nëse rezultatet janë pozitive dhe është vendosur besimi, do të bëhet e mundur që të marrim vendim për hapjen e bisedimeve”, pat thënë presidenti francez. Në raport theksohet përparimet e bëra nga vendi ynë veçanërisht përmirësimi i mëtejshëm i procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, sidomos plotësimi i të gjitha dosjeve prioritare`.