☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 29 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.44 ▼0.11%
ARI 4,504 ▼3.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $77,763 ▼ -4.1% ETH $2,444 ▼ -3.32% XRP $1.3832 ▼ -5.64% SOL $104.1000 ▼ -4.93%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.44 ▼0.11 % ARI 4,504 ▼3.43 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.44 ▼0.11 % ARI 4,504 ▼3.43 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
29 Aug 2026
Breaking
Politika

Meta mbyll me dekret 2 orë manifestim, kthen ligjin për gjyqtarët e paralajmëron: Nëse s’ka reflektim shpërndaj parlamentin pas 15 marsit

“Zëri i popullit, zëri i Zotit”. Me këto fjalë e ka nisur fjalimin e tij para mijëra qytetarëve, Presidenti i Republikës Ilir Meta teksa tha se ulet në gjunjë vetëm para flamuri kuq e zi e popullit të shqiponjave. Ai iu referua nenit 2 të Kushtetutës ku thuhet sovraniteti i përket vetëm popullit.

Kishte paralajmëruar se do firmoste një dekret dhe ashtu bëri. Presidenti i Republikës Ilir Meta, para mijëra qytetarëve të mbledhur në tubimin, sipas tij për mbrojtjen e Kushtetutës dhe kundër grushtit të shteti, firmosi dekretin për kthimin në Kuvend të ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Kushtetutese.

Për Kreun e Shtetit ndryshimet ligjore përbëjnë grushtin ndaj shtetit ligjor. Në tubimin e organizuar në Bulevard pranë zyrës së tij, Meta paralajmëroi se pas 15 Marsit, datë e caktuar si afati për miratimin e reformës zgjedhore, nëse Kuvendi nuk do marrë parasysh dekretin e nënshtruar, atëherë do firmosë dokumentin më të rëndësishëm, dekretin për shpërndarjen e Parlamentit.

Për Presidentin e Republikës në faj nuk është vetëm mazhoranca socialiste për devijimin e reformës në drejtësi, por edhe disa ndërkombëtarë. Ilir Meta me bindje tha se sovratiteti i vendit është shkelur dhe për këtë ai tha se ka shumë e shumë për të thënë. Me një prezencë patriotike Ilir Meta u betua mbi flamurin kombëtar se do mbronte kushtetutën.

Ndërkohë  që qytetarët ishin në bulevard me flamuj kuq e zi dhe mimoza, siç ka qenë apeli i Presidentit. Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se nëse mazhoranca nuk merr parasysh dekretin e firmosur sot para popullit, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për ndryshimin e ligjit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pas 15 marsit do të firmosë dekretin për shpërndarjen e Parlamentit në mes të Parlamentit. Kreu i Shtetit deklaroi se do presë deri më 15 mars, kur pritet që palët politike të miratojnë Reformën Zgjedhore, dhe pastaj do të firmosë për shpërndarjen e Parlamentit, dhe për këtë ai u betua para mijëra qytetarëve të mbledhur në shesh.

Artisti Neritan Liçaj ka hapur manifestimin. Në  tubim kanë folur Profesori Ledi Bianku, ish gjyqtari shqiptar në Gjykatën e Strasburgut,  Agim Nesho  ish-ambasadori i Shqipërisë ne OKB, artisti Bujar Kapexhiu, studentja e drejtësisë Oneda Skënderi,  kampioni ndërkombëtar i boksit ardhur nga gjernania Kristian Demaj dhe regjisori Edmond Budina.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.