Bullgaria do të hapë Konsullatë të Përgjithshme Nderi në Jerusalem
Bullgaria do të hapë Konsullatë të Përgjithshme Nderi në Jerusalem. Këtë e shpalli në Izrael kryeministri Bojko Borisov, i cili u takua me homologun e tij Benjamin Netanjahu.
Të dy ata diskutuan tema të lidhura me kundërvënien e krimit kibernetik dhe terrorizmit, si dhe me bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë dhe bujqësisë.
Benjamin Netanjahu përfitoi nga mundësia të theksojë rolin e Bullgarisë për shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kryeministri izraelit shprehu shpresë, se hapja e Konsullatës Nderi do të jetë hapi i parë drejt krijimit të Ambasadës Bullgare në Jerusalem.
Bashkë me zotin Netanjahu zoti Borisov do të marrë pjesë në inaugurimin e monumentit binjak të monumentit në Sofje – simbol të trimërisë së bullgarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.