Politika

U përjashtuan 10 ditë, deputetët e Berishës sfidojnë Kuvendin: Do të shkojmë të gjithë në seancë!

Deputetët e Partisë Demokratike nuk njohin vendimin e Kuvendit, i cili i përjashtoi për 10 ditë, por nesër do të jenë të pranishëm në seancë.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, ata shprehen se pavarësisht përjashtimit, nesër do të jenë në gjithë në orën 16:30 për të shkuar në seancë.

“Nesër e hënë, ora 17:00, është planifikuar seanca e radhës plenare. Pavarësisht vendimit të përjashtimit arbitrar, i cili parashikon përjashtimin tonë për 11 ditë, ne duhet të jemi të gjithë në seancë. Për këtë qëllim, mblidhemi të gjithë bashkë në orën 16:30 për të shkuar në grup në seancë.

Ndërkohë, mbledhja e radhës e grupit do të zhvillohet si zakonisht, të martën, datë 31 Tetor, ora 13:00. Ju përshëndes!”, njoftojnë deputetët e PD-së.

Kujtojmë se në seancën e mëparshme 23 deputetë të opozitës, me në krye Sali Berishën dhe Gazmend Bardhin, u përjashtuan për 10 ditë nga seancat plenare. Ata penguan zhvillimin normal të seancës plenare duke mos lejuar socialistët të çelnin punimet me argumentin se sjellja e mazhorancës ndaj opozitës është në shkelje të të drejtave të saj kushtetuese.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button