☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,736 ▲0.18%
DOW 52,524 ▲0.28%
NASDAQ 26,467 ▼0.04%
NAFTA 102.62 ▲2.72%
ARI 4,057 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,594 ▲ +0.11% ETH $2,332 ▼ -0.49% XRP $1.3120 ▼ -0.68% SOL $100.9300 ▲ +0.08%
S&P 500 7,736 ▲0.18 % DOW 52,524 ▲0.28 % NASDAQ 26,467 ▼0.04 % NAFTA 102.62 ▲2.72 % ARI 4,057 ▼0.42 % S&P 500 7,736 ▲0.18 % DOW 52,524 ▲0.28 % NASDAQ 26,467 ▼0.04 % NAFTA 102.62 ▲2.72 % ARI 4,057 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Napoli-Milan, 4 gola për 1 pikë në ‘Diego Armando Maradona’

Napoli dhe Milani dhuruan spektakël në stadiumin “Diego Armando Maradona”, në sfidën e javës së dhjetë të Serie A që u mbyll me barazimin 2-2.

Pjesa e parë foli më shumë për “kuqezinjtë”, me sfidën që u zhbllokua në minutën e 22-të me Giroud, që realizoi pas asistit të Pulisic.

Në minutën e 31-të pas asitit të Calabrias sërish Giroud realizoi me kokë dhe dyfishoi avantazhin e “Djallit”.

Në ndryshim nga pjesa e parë, fraksioni i dytë foli për kampionët në fuqi të Serie A, me Napolin që rihapi sfidën në minutën e 50-të me Politanon, që shënoi pas një kalimi të bukur.

Ndërkohë në minutën e 63-të Raspadori realizoi një perlë të vërtetë nga goditja e dënimit.

Ndeshja vazhdoi me sulme nga të dyja anët, deri në minutën e 89-të kur Natan mori kartonin e dytë të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Romeros, duke lënë vendasit me dhjetë lojtarë.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 2-2, me Napolin që renditet në vend të katërt me 18 pikë, teksa Milani që merr barazimin e parë sezonal renditet në vend të tretë me 22 pikë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.