Kronika

Aksident në aksin Fushë Krujë-Laç, 7 të plagosur, 3 në gjendje të rëndë

Shtatë persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të shënuar pasditen e sotme në aksin Fushë Krujë-Laç. Aksidenti ka ardhur si pasojë e përplasjes së automjetit me targa LA 8264 që drejtohej nga Dodë Brozi dhe mjetit me targa AA303 Cn që drejtohej nga shtetasi Kastriot Çoba.

aksiPër pasojë kanë mbetur të plagosur të 7 personat që udhëtonin në dy mjetet, përfshi edhe dy drejtuesit e tyre. Sipas policisë personat e plagosur në këtë aksident janë: Gjete Brozi, Marie Brozi, Farie Kalthi, Drita Coca, Hajrie Hyseni si dhe Dode Brozi dhe Kastriot Çoba. Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal, ndërkohë që tre prej tyre në gjendje më të rëndë për jetën, janë transportuar në spitalin ushtarak në kryeqytet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button