Ekonomia

Mark Frroku, letër Llallës: Më lejoni të marr pjesë në parlament

Mark Frroku, i arrestuar prej të enjtes për llogari të autoriteteve belge që e akuzojnë për vrasjen e Aleksandër Kurtit, kërkon që të marrë pjesë në punimet e parlamentit. Avokatët e tij, Genc Gjokutaj e Sajmir Vishaj i kanë paraqitur një kërkesë zyrtare Prokurorisë së Përgjithshme. Në të thuhet se Frroku duhet lejuar të ushtrojë funksionin publik si deputet. Sipas avokatëve, Mark Frrokut mandatin ia kanë dhënë zgjedhësit dhe për këtë arsye, për sa kohë që nuk ka një masë sigurie për pezullim nga ushtrimi i funksioneve publike, ai duhet të jetë pjesë në çdo aktivitet parlamentar dhe madje edhe të votojë në seancë. Frroku ndodhet prej të premtes në burgun 302 në Tiranë, aty ku ka qëndruar vëllai i tij, Arben Frroku, i akuzuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt dhe që u lirua të premten pasi Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli të pafajshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button