☁️
Tiranë 30°C · Vranët 11 September 2026
S&P 500 7,659 ▲0.88%
DOW 52,477 ▲0.79%
NASDAQ 26,353 ▲1.04%
NAFTA 99.65 ▼2.76%
ARI 4,417 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $78,692 ▲ +1.76% ETH $2,608 ▲ +6.79% XRP $1.3897 ▲ +1.8% SOL $103.1900 ▲ +2.97%
S&P 500 7,659 ▲0.88 % DOW 52,477 ▲0.79 % NASDAQ 26,353 ▲1.04 % NAFTA 99.65 ▼2.76 % ARI 4,417 ▲0.23 % S&P 500 7,659 ▲0.88 % DOW 52,477 ▲0.79 % NASDAQ 26,353 ▲1.04 % NAFTA 99.65 ▼2.76 % ARI 4,417 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Bankers fitoi 216 milionë dollarë vitin e kaluar, por s’ka paguar asnjë taksë

Vitin që lamë pas, “Bankers Petrolium” nuk ka derdhur asnjë lek në formën e tatimit mbi fitimin në buxhetin e shtetit. Kështu raporton Vizion Plus, që ka botuar një këtë raport, i cili tregon të ardhurat e kompanisë për vitin e kaluar.

Në raport thuhet se se janë fituar 216 milion dollarë, por këto para deklarohen si të mbuluara me shpenzime. Sipas kontratës që ka me qeverinë shqiptare, firma e cila ka të drejta ekskluzive në fushën e kërkimit dhe prodhimit të naftës në Shqipëri, nuk mund ta paguajë këtë tatim, nëse shpenzimet tejkalojnë të ardhurat që ajo nxjerr, si pasojë e shitjes së naftës jashtë. Por, cilat janë shpenzimet e kësaj kompanie? 60 milion dollarë janë shpenzime transporti, 22 milion dollarë shkojnë për paga dhe 95 milion shkojnë për operacionet e kërkimeve.

Në total, nëse këto shpenzime mblidhen, ato kalojnë edhe zërin që gjithë qeveria shqiptare ndan për administratën. Eksperti Oltion Rrumbullaku thotë se qeveria duhet të përmirësojë ligjin dhe të forcojë kontrollin për këto kompani, të cilat shkaktojnë dëme, shfrytëzojnë burime natyrore dhe i shmangen detyrimeve tatimore.

Në fillim të vitit 2014­të qeveria shqiptare në vend që të shtrëngonte kushtet për vjeljen e taksave ndaj këtyre firmave, miratoi së bashku me paketën fiskale, një ligj, i cili favorizonte “Bankres” që të mos paguante TVSH­-në për naftën që importon për të kryer operacionet e kërkimit dhe zhvillimit, nismë e cila i kushtoi buxhetit të shtetit 200 milion lekë të rinj.

Nga ana tjetër, burime zyrtare nga Ministria e Energjisë thonë se të martën do të dalë raporti teknik se çfarë ka ndodhur në të vërtetë gjatë kohës së shpërthimit të pusit, dhe më pas grupi i punës do të vendosë për masat dhe përgjegjësitë që do të mbajë kompania Bankres

1 Koment

  • ronvlora 07 April 2015, 23:06

    ore pse ja fusni kote si o shisni vajguri per nafte te cilesise se pare ca makina nuk ndizen se jane bere te punojen me nafte e me vajguri ca qe ndizen digjen cemimi me i shtrenji ne evrope e merni naften falas nga toka e e shisni 2000 leke litrin vajgurin doja te thoja se ah sikur te ishte nafte ,,,jo se nuk paguan tatime po pakuan 50%  te shitjes vec i pagun te shpija e rames cdo dite vene fugonat e shkarkohen do i kete bere rama tunelet me te thelle se enveri.thuam se kush te ka pjelle te te them se ca kafshe je...  eshte pjelle e babes rama  minister i dulles

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.