Kronika

Divjakë, 30-vjeçari plagos motrën dhe kunatin me armë, e motra në rrezik jete

Mëngjesin e sotshëm, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shenepremte të Divjakës. 30-vjeçari Gëzim Garruli ka hyrë në shtëpinë e motrës së tij, Shkurte Ballës dhe ka plagosur duke qëlluar me pistoletë si motrën, ashtu edhe bashkëshortin e saj, Fiqeretin.

1418479379policia-lushnjeÇifti Balla ishte në shtëpi kur është qëlluar me plumba nga Gëzim Garruli, tashmë person në kërkim nga policia. Shkurte Balla, 42 vjeçe, është në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes dhe mjekët nisën përpjekjet për ta mbajtur atë në jetë, ndërsa Fiqereti ka marrë një plumb, por është jashtë rrezikut.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në mëngjes, por nuk jepen detaje të tjera për shkaqet që çuan 30-vjecarin në ndërmarrjen e këtij akti ndaj motrës dhe kunatit të tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button