Berisha e quajti trafikant, ‘miku’ i Ballës: Të kam pas idhull
Në një status në “Facebook” Maksi Beca shkruan se e ka pasur idhull Berishën dhe se gjithmonë në Shqipëri ka votuar për të dhe nuk e priste që ish-kryeministri ta bënte mik me Taulant Ballën.
“Sali Berisha Maksi Beca jam, të kam pas idhull. Nuk e prisja që do më bëje mik me zor të këtij ushtarit të Edi Ramës. Nuk e kam takuar nojherë këtë Taulantin e PS. Sa kohë kam qenë në Shqipëri kam votuar vetëm për ty. Nuk e prisja që ti një ditë do merreshe me mua”, shkruan Beca që thotë se është personazhi me të cilin e ka lidhur Berisha kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.
Ish-kryeministri publikoi një foto të Ballës me Becën një ditë më parë ku shkruante “Taulant Bego/Jaris me bosin e kokainës Maksim Beço të arrestuar nga policia për trafik kokaine ne vitin 2015!”.
Por ndërsa u përball me akuzat se fotoja e Ballës dhe Becës në një arë ishte foto montazh, Berisha i dedikoi një tjetër status rastit për të nënvizuar ndryshimet mes fotos për të cilën aludohej se ishte marrë Balla dhe ishte vendosur me Becën.