☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 73.54 ▼3.25%
ARI 4,323 ▼1.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $64,050 ▼ -2.51% ETH $1,733 ▼ -3.24% XRP $1.1671 ▼ -3.76% SOL $71.2300 ▼ -3.01%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 73.54 ▼3.25 % ARI 4,323 ▼1.33 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 73.54 ▼3.25 % ARI 4,323 ▼1.33 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Kronika

Ndahet papritur nga jeta publicisti i njohur Thimi Nika

Ndahet papritur nga jeta publicisti i njohur Thimi Nika. Thimi Nika rrjedh nga një familje intelektuale me origjinë nga Muzina e Sarandës. Lindi në qytetin e Kukësit, më 11 shkurt 1949. Në vitin 1951, u vendos familjarisht në qytetin e Beratit. Aty kreu arsimin fillor, shtatëvjeçar dhe të mesëm.

Në shtator të vitit 1966, filloi studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike, në degën e Shkencave Politike. U diplomua në korrik 1970.

Nga 6 janari i vitit 1971 deri në 15 prill 1989, punoi si gazetar dhe sekretar kolegjiumi në gazetën “Zëri i Popullit”.

Në 15 prill të vitit 1989, emërohet drejtor i Radio Tiranës, ku punoi për rreth katër vjet. Më pas punoi në Entin Botues “Voskopoja”, si drejtor ekzekutiv dhe drejtor i revistës “Afër dhe larg”, organ i këtij Enti.

Në vitet 1995-96, ka qënë kryeredaktor i gazetave “Alternativa SD” dhe “Poli i Qendrës”. Nga 3 shtatori i vitit 1997 e deri më 11 shkurt 2014, punoi në Institutin Kombëtar të Diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërise, ku për gati 9 vjet (3 shtator 1997 – 2 maj 2006) ka qënë drejtor i këtij institucioni. Më 11 shkurt 2014 mbushi 65 vjeç dhe doli në pension.

Thimi Nika është koleksionist. Koleksionon pulla dhe histori postare shqiptare, zarfa FDC dhe kartmaksimume shqiptare (Ka marrë pjesë në ekspozita filatelike brenda dhe jashtë vendit).Është koleksionist pikturash të autorëve shqiptarë (ka çelur pesë ekspozita nga fondi i pikturave të tij); koleksionon gjithashtu monedha e kartmonedha shqiptare,kartolina dhe fotografi shqiptare, si dhe telekarta shqiptare.

Duke qënë njëkohësisht studiues në fushën e filatelisë, drejton si kryeredaktor revistën “Koleksionisti”,organi i Shoqatës së Koleksionistëve Shqiptarë, në të cilën ka shkruar mjaft shkrime, që nga numri i parë dhe vazhdimisht. Prej një kohe të gjatë është anëtar i Komisionit Shtetëror të Pullës, ku vazhdon të japë ndihmesën e tij për tematikën dhe performancën e pullave.

Thimi Nika është i martuar dhe ka dy vajza.

Ka qënë për 20 vjet pedagog i jashtëm i Universitetit të Tiranës. Në vitin 1982, mbrojti gradën shkencore “Kandidat i Shkencave” dhe, nga viti 1995, është “Doktor i shkencave”. Ka gjithashtu titullin “Docent”. Thimi Nika është autor i tre librave të botuar. Libri i tretë titullohet “Historia e Filatelisë Shqiptare”, vënë ne qarkullim në vitin 2013, vit i 100-vjetorit të pullës së parë kombëtare shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.