Kronika

Ndalohen operacionet ne QSUT pēr shkak të mungesës së ujit

Sot është dita e dytë që Qendra Spitalore Universitare në Tiranë është pa ujë të pijshëm, si rrjedhojë e defekteve në Bovillë. Mungesa e ujit ka paralizuar shërbimet në spital, por jo vetëm. Stafi i kirurgjisë ka ndaluar operacionet për mungesë të ujit. Qytetarët ankohen duke thënë se personeli i këshillon të sëmurët të vijnë, kur të vijë uji. Një qytetar ka denoncuar përmes portalit “Jeta osh qejf”, se i duhet të presë ardhjen e ujit për t’u operuar një i afërmi i tij: “ Këtu jemi te kirurgjia te 2.. po na kthejnë nga 3-4 ditë sepse nuk ka ujë spitali. Njerëzit presin për t’u futur në operacion ndërkohë që vijmë këtu që në 7 të mëngjesit e kthehemi përsëri të nesërmen se nuk ka ujë. Këta janë familjarët e pacienteve që presin për t’u futur në operacion. Tani sapo u fut personi i afërt i imi dhe na mori në tel duke thënë: Do të presim në qoftë se vjen uji atëherë do të futesh në operacion. Mjerë populli në shpresë të Zotit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button