☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 12 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 71.41 ▼0.93%
ARI 4,114 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $63,736 ▼ -0.51% ETH $1,784 ▼ -0.36% XRP $1.0909 ▼ -1.12% SOL $75.8800 ▼ -2.52%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
12 Jul 2026
Breaking
Kronika

Vrasja e kreut 82-vjeçar të “Likometaj Travel”, arrestohet i dyshuari: Më ngacmonte nënën (!)

Masakrimi për vdekje dhe më pas hedhja e trupit të një 82-vjeçari në kazanin e plehrave, ka për autor të dyshuar një 37-vjeçar.

Policia e Fierit njoftoi sot se ka shoqëruar dhe më pas arrestuar si të dyshuar Skënder Krasniqin, banues në Fier.

Gjatë marrjes në pyetje i dyshuari ka thënë se Novruz Likometaj i ngacmonte seksualisht nënën dhe kjo u bë shkak që ai ta vriste në gjaknxehtësi.

I moshuari mësohet se kërkonte të martohej përsëri, pasi nuk kishte grua.

Kufoma e Novruz Likometajt u gjet në një kazan mbeturinash 300 metra larg shtëpisë, i mbështjellë me çarçaf.

Likometaj, ish-kryetar i sindikatës së transportit, kishte në pronësi me djemtë një agjenci turistike udhëtimi, “Likometa Travel”, të linjës Shqipëri-Greqi.

Pas ekspertizës mjeko-ligjore rezultoi se trupi i viktimës ishte masakruar nga goditje me thikë dhe goditja vdekjeprurëse ishte bërë në fyt.

Krimi mendohet të ketë ndodhur në orët e vona të së shtunës, duke zbardhur dita e diel.

Trupi u gjet nga dy persona që mblidhnin kanoçe i mbështjellë me një çarçaf.

Viktima ishte baba i katër fëmijëve. / Dita /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.