Ibrahimaj: Statistikat kombëtare, drejt përputhjes me standardet e BE-së
Zonja Ibrahimi tha se, INSTAT bëri një pune disavjeçare në implementimin e këtij projekti kaq të rëndësishëm, i cili ka vendosur një gur themeli në përmirësimin e Sistemit Kombëtar Statistikor.
Ky projekt, i mirë strukturuar ka sjellë rritje te efektivitetit të punës së INSTAT, përmes zbatimit të implementimit të 3 komponentëve kryesorë. Duke u përqendruar në përmirësimin e proceseve kyçe të prodhimit statistikor, projekti ka mundësuar që INSTAT të zbatojë strategjitë dhe programet e tij, duke bërë kështu një hap edhe më pranë përputhshmërisë së prodhimit statistikor me standardet evropiane.
Ibrahimai tha se u përmirësuan proceset e prodhimit të statistikave, infrastrukturës së iT-së, si edhe zgjerua shpërndarja e informacionit.
Gjatë dy viteve të fundit, ekipet ndërkombëtare dhe lokale kanë punuar së bashku duke kapërcyer sfida, zbatuar me kujdes dhe përkushtim planin e veprimit, si edhe duke monitoruar me kujdes dhe përshtatur burimet njerëzore dhe financiare të nevojshme.
“Implementimi i këtij projekti na ka ndihmuar të përmirësojmë kapacitetet menaxhuese të institucionit, pa lënë mënjanë ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me ekspertë të fushave të ndryshme dhe agjenci simotra ndërkombëtare, në veçanti me zyrën statistikore të Republikës së Serbisë” tha Ibrahimi.