Kronika

Tiranë, përplasje banorë-polici tek stacioni i trenit

Momente tensioni janë verifikuar këtë të enjte në zonën e stacionit të trenit në kryeqytet, ku banorët kanë protestuar sërish kundër prishjes së shtëpive të tyre për ndërtimin e bulevardit të ri.

Nga të dhënat e fundit mësohet se banorët janë përleshur me policinë dhe nuk kanë lejuar që fadroma e Inspektoriatit Ndërtimor të prishë objektin e parë.

Banorët kanë bërë rezistencë dhe gjatë përpjekjeve të tyre tre gra kanë humbur ndjenjat. Ata kundërshtojnë dëmshpërblimet e ofruara me argumentin se nuk u mjaftojnë për të ndërtuar një banesë tjetër.

Një ditë më parë, banorët zhvilluan një takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili nuk pranoi kërkesën e tyre për ndërtimin e një pallati vetëm për ta. Pas kësaj, banorët deklaruan se do të përshkallëzonin protestat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button