Ekonomia

Sot afati fundit për INSIG: Kanë shprehur interes Kastrati (Albsig), Sigal dhe Grupi Balfin

cccNë janar 2016, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Qeveritare në Ministrinë e Financave njoftoi tenderin për shitjen e 100% të paketës së aksioneve përINSIG sh.a, ku vlera e 100% të aksioneve të shoqërisë INSIG sh.a është përcaktuar 15,305,000 euro ku sot është afati i fundit për paraqitjen e dokumentacionit nga të interesuatit për blerjen e tij. INSIG kishte në Shqipëri, në fund të dhjetorit 2015, vetëm 5.8% të tregut të sigurimeve të jo jetës, duke u renditur e dyta nga fundi në një segment që qarkulloi gati 100 milionë euro. INSIG vlerësohet sot më pak se gjysma e vitit 2003 (e indeksuar vetëm me inflacionin vjetor, 25 milionë euro të asaj kohe vlejnë sot rreth 33 milionë euro), ndërkohë që përveçse në mars 2000 kishte hapur degë në Kosovë, në 2004-n filloi dhe aktivitetin në Maqedoni.

Nga shtatë kompanitë që kanë shprehur interes për INSIG, mësohet se dy prej tyre janë shoqëri sigurime, ndërsa dhe një ndër grupet më të mëdha në vend, Balfin, poshqyrton mundësinë e hyrjes në tregun e sigurimeve. Samir Mane, Ceo i Balfin, ka pranuar për “Monitor” se ka tërhequr dokumentet dhe po i studion. Edhe burime nga grupi Kastrati, më i madhi në vend pohuan për Monitor se kanë tërhequr dokumentet.

Kastrati është tashmë në tregun e sigurimeve, përmes Albsig, dhe po synon zgjerimin e mëtejshëm. Në fund të vitit 2015. Albsig kishte 9.9% të tregut të sigurimeve në fund të vitit 2015, nga 9.7% në 2014-n. Dokumentet i ka tërhequr dhe Sigal Uniqa, operatori më i madh aktual në tregun e sigurimeve. “Po e shqyrtojmë nëse është me leverdi”, tha Avni Ponari, Drejtori i Sigal. Kompania ka aktualisht rreth 29% të tregut të sigurimeve të jo jetës.

Në renditjen e kompanive sipas qarkullimit vjetor për vitin 2014, Kastrati sha (kompania kryesore e grupit, që merret me tregtimin e naftës), ishte më e madhja në vend. Grupi Balfin është ndër më të mëdhenjtë në Shqipëri. Për vitin 2014, Grupi Balfin National dhe International ka realizuar një qarkullim vjetor në vlerën 295 milionë euro (rreth 41 miliardë lekë), duke shënuar një rritje me 113% krahasuar me një vit më parë, sipas të dhënave nga vetë grupi.Pak kohë më parë, Balfin njoftoi se së bashku me partnerët, ka filluar edhe një investim në bujqësi prej 6 milionë eurosh për ndërtimin e serave, me synim tregun europian, në një strategji për të diversifikuar aktivitetin.

Duket se interesi për INSIG është nga dy drejtime. Në njërën anë janë operatorët aktualë të tregut që duan të marrin dhe pjesën e INSIG dhe në kahun tjetër sipërmarrje që duan të diversifikohen në tregun e sigurimeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button