Parlamentare

Kuvendi diskuton pr/ligje në fushën e mjedisit dhe sigurinë në punë

Kuvendi i Shqipërisë nisi të enjten punimet e seancës plenare të radhës me diskutimin e disa ndryshimeve në ligjin “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, për të vijuar më pas me pr/ligjin “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”.

Gjate-seances-plenare-ne-kuvend-525x3501-300x2002Relatori i këtij projekti, deputeti i PS-së, Besnik Bare, tha se qëllimi i tij është të përmirësojë shëndetin publik dhe të sigurojë një nivel të lartë të mbrojtjes së mjedisit, duke përmirësuar cilësinë e ajrit. Kjo do të realizohej përmes integrimit të çështjes së mbrojtjes së ajrit në politika të tjera, si dhe përcaktimit të kërkesave për pakësimin e shkarkimeve të ndotësve.
Një pikë e rëndësishme e seancës së sotme është dhe interpelanca me kryeministrin Edi Rama, e kërkuar nga   deputeti i PBDNJ-së, Vangjel Dule, lidhur me situatën e respektimit të të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve si dhe politikat e qeverisë në kuadër të proceseve të integrimit.
Gjithashtu, deputetët pritet të miratojnë sot dhe projektvendimin lidhur me procedurën paraprake për përzgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë, si dhe zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së.
Pas leximit të rendit të ditës, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, njoftoi deputetët se gjatë seancës së sotme do të zhvillohet akti i betimit të deputetes së re të Partisë Socialiste, Mira Shehu, e cila zëvendëson në parlament Luiza Xhuvanin, deputeten e dorëhequr nga detyra rreth një muaj më parë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button