Kronika

Ballkani Perëndimor, Balluku optimiste për një rajon pa kufij

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë sot në Konferencën e Nivelit të Lartë në Transport, i cili u zhvillua në Mal të Zi.

Në fjalën e saj, Balluku u shpreh se “bashkëpunimi me Malin e Zi, patjetër është një tjetër hap i bashkëpunimit rajonal, që mbështetet në fakte dhe projekte konkrete, projekte të përbashkëta të cilat do të sjellin përmirësimin e transportit në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

“Kemi folur sot konkretisht për sigurinë rrugore, për kufijtë të cilët duhet të përpunohen në mënyrë të përbashkët pasi nuk mjafton vetëm infrastruktura të jetë më e mirë, por duhet patjetër që dhe radhët nëpër kufij të mos ekzistojnë më. Pra, kalimi i qytetarëve apo i mallrave të jetë i pandërprerë në të gjithë Ballkani Perëndimor”, tha ajo.

Balluku shtoi se “me prezencën e përfaqësuesve të Komisionit Europian në tryezë, kemi arritur të diskutojmë çështje që janë serioze për të gjitha vendet tona apo për të gjithë rajonin. Kemi arritur të adresojmë gjithçka që duhet zgjidhur në ardhmen dhe sigurisht kemi folur për të gjitha projektet e rëndësishme siç është Korridori 8-të, apo lidhja e Shqipërisë përmes hekurudhës Vorë-Hani i Hotit me Malin e Zi duke u bërë kështu pjesë e korridorit të 8-të”.

“Në të ardhmen do kemi dhe takime të tjera. Do ulemi në tryezë për të biseduar gjithçka e cila kërkon një zgjidhje sa më të shpejtë, por intensifikimi i këtyre takimeve, kontakte që ne kemi brenda ministrive të të gjithë rajonit, por sidomos mbështetja nga BE do jenë kruaciale në zgjidhjen e çdo problematike dhe të investimeve të së ardhmes”, tha në fund Balluku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button