☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,519 ▼0.41%
DOW 52,104 ▼0.54%
NASDAQ 25,174 ▼0.31%
NAFTA 85.30 ▼1.78%
ARI 4,049 ▼1.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,272 ▼ -0.87% ETH $2,080 ▼ -2.44% XRP $1.0629 ▼ -3.47% SOL $84.1400 ▼ -3.63%
S&P 500 7,519 ▼0.41 % DOW 52,104 ▼0.54 % NASDAQ 25,174 ▼0.31 % NAFTA 85.30 ▼1.78 % ARI 4,049 ▼1.6 % S&P 500 7,519 ▼0.41 % DOW 52,104 ▼0.54 % NASDAQ 25,174 ▼0.31 % NAFTA 85.30 ▼1.78 % ARI 4,049 ▼1.6 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Në kamionin me krom u gjet heroinë/ Kjo është kompania që ka në pronësi mjetin e tonazhit të rëndë

“Hensi Transport” është kompania, në kamionin e së cilës mëngjesin e sotëm, u gjetën 45.5 kilogramë heroinë, në Portin e Durrësit. Kamioni kishte destinacion Italinë dhe shërbente për transportimin e kromit.
Më herët policia bëri të ditur se si rezultat i finalizimit të operacionit “Portëz” ranë në pranga pronari i mjetit, Arian Çerma dhe drejtuesi i tij, Olgert Duda, por asnjëri prej tyre nuk ka pranuar dijeninë mbi sasinë e heroinës.

Kamioni, që kishte për destinacion shtetin italian ishte i ngarkuar me krom. Pas kontrollit të imtësishëm në kabinën e kamionit u gjetën të fshehura 43 pako të mbështjella me natriban brenda të cilave kishte lëndë narkotike.

“Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit, bazuar në informacionet e grumbulluara, ka ushtruar kontroll të imtësishëm në kamionët në hyrje dhe në dalje. Gjatë kontrollit në dalje në vijën e dytë, në kamionin tip “Scania” në pronësi të shtetasit A. Ç., që drejtohej nga shtetasi O. D. dhe i ngarkuar me krom, me destinacion shtetin italian, me konkretisht në kabinën e kamionit, u gjetën të fshehura 43 pako të mbështjella me natriban brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar heroinë, me peshë totale 45 kilogramë e 500 gramë”, njoftoi mëngjesin e sotëm policia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.