Kronika

Përhapja e covid ‘frikëson’ BE-në/ Heq Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta për udhëtim

Kështu të gjithë qytetarët shqiptarë që do të udhëtojnë në vendet e BE-së, por edhe qytetarët e huaj që duan të futen në Shqipëri do të përballen me disa kufizime të tjera, krahas atyre aktuale.

BE ka vendosur që të heqë Uruguajin nga lista e vendeve jo të sigurta, ndërsa ka shtuar Shqipërinë, Armeninë, Azerbajxhanin, Brunein në Azi, Japoninë dhe Serbinë.

Siç thuhet në rekomandimin e Këshillit Europian, kjo listë do të rishikohet çdo dy javë dhe sipas ecurisë së infektimeve në çdo vend, do të përditësohet.

Bazuar në kriteret dhe kushtet e përcaktuara në rekomandim, që nga 9 shtatori 2021 shtetet anëtare duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për banorët e vendeve të treta si: Australia, Bosnja dhe Hercegovina, Kanadaja, Jordania, Zelanda e Re, Katari, Republika e Moldavisë, Arabia Saudite, Singapori, Korea e Jugut, Ukraina, Uruguai, Kina.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button