🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 21 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230 EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230
₿ CRYPTO
BTC $64,286 ▲ +1.14% ETH $1,738 ▲ +1.6% XRP $1.1488 ▲ +0.76% SOL $73.1100 ▲ +4.71%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230 EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230
21 Jun 2026
Breaking
Kronika

Trafikonin emigrantë të paligjshëm nga Greqia drejt BE/ Arrestohen 15 persona, mes tyre edhe shqiptarë, çfarë gjeti policia gjatë kontrollit në banesa

Policia greke ka shkatërruar një organizatë kriminale që kalonte në mënyrë të paligjshme emigrantë nga Greqia drejtë vendeve të Bashkimit Europian kundrejt përfitimit të parave.
Sipas policisë greke, deri tani janë arrestuar 15 persona, mes tyre shtetas irakianë, bangladeshas, sirianë dhe 3 shtetas shqiptarë, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe 5 persona të tjerë, mes tyre edhe 2 shtetas shqiptarë, shoferë të një linje autobusësh që lidh Greqinë me Shqipërinë.

Autoritet greke thonë se kryen kontrolle në 12 banesa dhe 5 dyqane, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1613 pasaporta të vendeve të ndryshme të botës, aparatura që përdoreshin për skanime të cilësisë së lartë, xhelatina të posaçme dhe vula të pikave kufitare të vendeve të ndryshme, shuma prej gati 14000 euro, 44 celularë dhe pajisje usb dhe laptop që përdoren për fabrikimin e dokumentave të falsifikuara.

Mësohet se organizata përdorte disa rrugë për kalimin e klandestinëve, në varësi të pagesës që emigranti kryente.

Vlen të përmendet se për kalimin nëpërmjet aeroportit të Athinës, tarifa shkonte deri në 10.000 euro për person, për kalimin nga linja e tragetit me Italinë paguhej 3000 euro, kurse për kalimin me autobus ose taxi nëpërmjet kufirit me Shqipërinë në zonën e Korçës trafikantët paguanin 4000 euro.

Shumë konsiderohej e madhe, por trafikantët deklaruan përpara hetuesve se një pjesë e madhe e parave iu jepej policëve shqiptarë në zonën e Korçës, që të siguronin kalimin të qetë të autobusit me të cilin transportoheshin prej dy shoferëve të linjës Tiranë-Korcë-Athinë.

Prej kohësh autoritet greke kanë vënë nën monitorim zonën kufitare mes dy vendeve më Kakavijë, pasi ky aks përdorej prej trafikantëve, por prania e kontrollorëve të frontex në këtë doganë dhe kontrollet e shpeshta të autobusëve dhe taksive i kanë detyruar trafikantët të përdorin doganën e Kapshticës, një pikë kufitare e lakuar shpesh për korrupsion të lartë në radhët e policisë dhe doganës shqiptare.

Ndërkohë autoritet greke deklaruan se operacioni për gjetjen dhe shkatërrimin e kësaj organizate do të vazhdohet edhe gjatë ditëve në vazhdim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.