Kronika

Nuk ndalen zjarret, 9 vatra të reja në vend. Ja zonat e prekura dhe dëmet

Megjithe uljen e temperaturaturave, ne vend përgjatë 24 orëve të fundit ka patur 9 vatra zjarri në banesa, një magazinë dhe pyje e kullota.

Emergjencat Civile bejne me dije se për pasoja pati dëme materiale, kryesisht në banesa private dhe një biznes.

“Emergjencat Civile kanë angazhuar 14 mjete zjarrfikëse në këto 9 raste zjarri dhe rreth 70 forca për të ndërhyrë dhe vënë nën kontroll flakët dhe minimizuar dëmet; ndër to 30 zjarrfikës, 30 pjesëtarë të forcave të armatosura dhe rreth 10 policë të FNSH”- thuhet ne njoftim.

Sipas Emergjencave, zjarret në banesa dhe biznes privat kanë rënë në Tiranë, Shkodër dhe Dibër.

Ndërsa në qarkun e Elbasanit dhe Fierit janë konstatuar 4 vatra zjarri në shkurre dhe kullota me dëme të konsiderueshme, kryesisht djegie të pishave.

Emergjencat Civile u bëjnë thirrje qytetarët, që në këto ditë me temperatura të larta të bëjnë kujdes maksimal dhe nëse konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129, apo 0694110198, pasi ndërhyrja në kohë shmang pasojat e rënda.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button