Ekonomia

Ahmetaj: Synojmë rritje ekonomike 2.7 % në fund të vitit

ahmetajMinistri Ahmetaj, nga mbledhja e Këshillit të Investimeve, duke cituar raportin e fundit të INSTAT për rritjen ekonomike prej 2.53 % gjatë tremujorit të dytë, ka ripërsëritur se qeveria shpreson për rritje ekonomike 2.7 % deri në fund të vitit.

“Sot kemi parë raportin e INSTAT që ka pasur rritje ekonomike të TM2, me 2.53 %, raport i cili është punuar me metologji të re së bashku me Eurostat, pra nuk ka vend për dyshime. Nga kjo, deklarojmë se shpresojmë për rritjen ekonomike me të njëjtin temp, sikurse është parashikuar deri në fund të vitit me 2.7 %”- tha Ahmetaj.

Ministri gjithashtu, deklaroi se një ndër prioritetet është ligji i ri i falimentit, për të cilin ai pohoi se po punohet, duke synuar përmirësimi i kuadrit legjislativ. “ Ky hap ndërmerret si iniciativë dhe nevojë për të reduktuar kreditë e këqija si dhe synim për të çliruar kredidhënien”- tha Ahmetaj.
Ahmetaj u ndal edhe në operacionin kundër Informalitetit, për të cilin pohoi se, në 1 muaj aksion, të dhënat janë inkurajuese.

“ Të dhënat tregojnë rritje të vendosjes së kasës fiskale, si dhe regjistrime biznesesh. Vetëm këtë vit, kemi 26 mijë biznese të reja, shifër e lartë, kundrejt atyre që janë mbyllur.”- pohoi ministri, duke përsëritur disa herë se bizneset e mbyllura janë shumë pak, krahasuar me ato të regjistruarat, të cilat kanë të bëjnë drejtëpërdrejtë me betejën kundër informalitetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button