Ekonomia

Lejet e ndërtimit, Gjermeni: Nga 31 marsi aplikimi do të bëhet vetëm online

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni u shpreh të mërkurën se duke filluar nga data 31 mars aplikimi për lejet e ndërtimit do të bëhet vetëm online.

Ministrja Gjermeni ishte e pranishme në tryezën e parë të prezantimit të rezultateve të raportit të vlerësimit të kryera nga Qendra ALTRI, konsulent i GIZ në Shqipëri, mbi gjendjen aktuale dhe rekomandimet për ngritjen e sistemit elektronik të lejeve të ndërtimit në vendin tonë.

Ajo tha se, të gjithë qytetarët do të informohen në mënyrë elektronike për ecurinë e kërkesës së tyre për leje ndërtimi. Ndërsa ndërtuesit, sipas Gjermenit, do të shohin online tek cili institucion është bllokuar leja e ndërtimit të tyre.

Në kuadër të angazhimeve të qeverisë shqiptare për përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri, Ministria e Zhvillimit Urban (MZHU) ka ndërmarrë një sërë iniciativash reformuese, një ndër të cilat është edhe reforma e lejeve të ndërtimit, e cila synon të mundësojë lehtësimin dhe përshpejtimin e proçedurave për marrjen e lejeve të ndërtimit si dhe rritjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë së institucioneve publike ndaj qytetarëve dhe bizneseve.Lejet e ndertimit.Foto Flor Abazaj (5)

Për këtë qëllim, MZHU është duke punuar me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, për përgatitjen e sistemit elektronik të lejeve të ndërtimit në Shqipëri, i cili do të bëjë të mundur aplikimin dhe marrjen e lejeve të ndërtimit online, duke filluar nga data 31 mars 2016.

Ky studim ka për qëllim evidentimin e problematikave ligjore, institucionale dhe praktike të nevojshme për t’u adresuar me qëllim ngritjen dhe funksionimin e sistemit, si dhe paraqitjen e rekomandimeve për një përvojë të suksesshme të zbatimit të kësaj reforme.
Gjatë punimeve të kësaj tryeze u prezantuan edhe rekomandimet e Koorporatës Ndërkombëtare të Financimit (IFC) lidhur me lejet e ndërtimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button