Sporti

Conference League, “Partizani” fiton 2-1 ndaj “Valmeria”-s në Letoni. Triumfojne edhe “Ballklan” dhe “Struga”

“Partizani” hedh një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në turin tjetêr të Conference League. Të kuqtë fituan mbreme  2-1 në transfertën e Letonisë ndaj ”Valmeria”-s.

Vendasit u shfaqën agresivë në nisje të ndeshjes. Gustavo Silva ndëshkoi “Partizanin” në minutën e 27-të, duke dërguar tifozët në festë. Pjesa e dytë foli për të kuqtë. Tedi Cara barazoi shifrat në minutën e 58′. Por kryeqytetasit nuk u kënaqën me kaq. Rrapaj i dha avantazhin të besuarve të Zekiç, 15 minuta nga fundi. Kjo fitore i jep qetësi “Partizanit” për ndeshjen e kthimit të enjten e ardhshme.

Nderkohe, po mbreme kane triumfuar edhe skuadrat e tjera shqiptare ne rajon. “Ballkani” i Suharekes ne Kosove, me trajnerin tiranas Ilir Daja kane fituar ndeshjen e pare me rezultatin 2 me 0 me skuadren Linkoln Red Impsin nga Gjibraltari. Shenuan Koronecia dhe Trashi. Kurse ekipi i Struges me trajner Shpetim Duro fitoi 3 me 1 skuadren Hesperange nga Lukseburgu. Te tre golat u shenuan nga Ibrahimi, dy prej te cileve me penallti. Trajneri nga Tirana, Shpëtim Duro ka treguar edhe njëherë tjetër se është “profesor” në Europë. Një tjetër arritje e madhe po vjen nga ky trajner. Nëse më parë është dalluar për kalimet e tureve, këtë herë Duro kërkon grupet në Europë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button