Rajoni

Cipras në Presidencë për të marrë mandatin e formimit të qeverisë

Kreu i Syriza-s, Alexis Cipras, fituesi i zgjedhjeve të djeshme në Greqi, ka hyrë në selinë e Presidentit të Republikës greke, Karolos Papulias për të marrë mandatin për krijimin e qeverisë së re.

Aleksis-CiprasPartia e kryesuar nga zoti Cipras ka 149 deputetë në Parlament, nga 151 që është mazhoranca absolute. Gjatë ditës së sotme, kreu i Syriza ka arritur një akord me partinë e të djathtë të pavarur të kryesuar nga Panos Kammenos.

Alexis Cipras, gjithashtu gjatë ditës së sotme ka pasur një takim me Kryepeshkopin e Athinës Ieronymos. Takimi kokë më kokë përpara se të shkonte te Presidenti për të marrë mandatin është bërë publik nga Syriza.

Komentatorët politikë bëjnë të ditur se Cipras nuk dëshiron që të betohet para Kryepeshkopit siç është tashmë një protokoll i vjetër në Greqi për kryeministrat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button