🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.38 ▼0.37%
ARI 4,028 ▼0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $79,992 ▼ -0.57% ETH $2,314 ▼ -1.21% XRP $1.2910 ▼ -0.67% SOL $100.3500 ▼ -1.2%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.38 ▼0.37 % ARI 4,028 ▼0.26 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.38 ▼0.37 % ARI 4,028 ▼0.26 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Haxhinasto në Kosovë, pritet nga kryeministri Mustafa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të hënën në një takim ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës të Republikës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto.haxhinasto

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa ka shprehur vullnetin e qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Shqipërinë.

Mustafa theksoi se Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkëpunojnë në shërbim të rritjes të shkëmbimeve dhe marrëdhënieve ekonomike si dhe në shumë fusha të tjera të jetës.

Kryeministri i Kosovës veçoi mundësitë e forcimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit, në fushën e energjisë si dhe në fusha të tjera të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa priti në takim ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, duke uruar kryeministrin Mustafa për detyrën e re, shprehu vullnetin e qeverisë së Shqipërisë për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Haxhinasto foli për mundësitë e rritjes së shkëmbimeve ekonomike, duke veçuar shfrytëzimin edhe më të madh të rrugës së kombit dhe të porteve shqiptare. Temë tjetër e bisedës ishte thjeshtëzimi i mëtejshëm i procedurave doganore, në shërbim të rritjes së qarkullimit të njerëzve dhe mallrave ndërmjet dy shteteve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.