Kronika

Rruga Tiranë-Elbasan, vijon të mbetet e bllokuar

Rruga Tiranë- Elbasan vijon të mbetet e blokuar, bënë të ditur për ATSH-në burime zyrtare të ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës.

rrugadherat-tr-elSipas burimeve, grupi i punës ende nuk ka zbardhur shkaqet e rrëshqitjes së dheut tre ditë më parë. Forcat policore e kanë bllokuar aksin rrugor dhe nuk lejojnë që të kalojnë automjetet për shkaqe sigurie. Banorët, thanë burimet mbeten të evakuar për shkak të sigurisë së tyre. Pritet që grupi i punës të dalë në mesditë me një rezultat mbi shkaqet e rrëshqitjes. Ndërsa rruga do të vazhdojë të mbetet e bllokuar në një afat të pacaktuar, deri sa Autoriteti Rrugor Shqiptar të japë një zgjidhje për situatën. Sipas një vlerësimi paraprak dëmi i shkaktuar nga rrëshqitja e dheut llogaritet 70 milionë lekë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button