Ekonomia

BE 2.1 milionë euro/Leskaj: KLSH pjesë e projektit europian të auditit

Lançohet projekti i BE-së me vlerë 2.1 milione euro, “Forcimi i kapaciteteve te auditit të jashtëm” midis KLSH dhe homologëve të Polonisë dhe Kroacisë.

Në sallën e Akademisë së Shkencave u lançua sot paradite projekti i binjakëzimit midis Kontrollit të Lartë të Shtetit, Zyrës Supreme të Auditit të Polonisë dhe Zyrës Shtetërore te Auditit të Kroacisë “Forcimi i kapaciteteve te auditit të jashtëm”. Forcimi i këtyre kapaciteteve do të bëhet duke ndjekur praktikat e Zyrës së Auditit të Polonisë dhe të Kroacisë nëpërmjet projektit të binjakëzimit që këto zyra bënë me KLSH-në.

Ishin të pranishëm Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z.Bujar Leskaj; Ambasadorja e BE-së në vendin tonë, znj. Romana Vlahutin; Presidenti i Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë, z.Krzysztof Kwiatkowsk; Kryetari i Zyrës Shtetërore të Auditit të Kroacisë, z.Ivan Klesiç;  ambasadori i Polonisë, z.Marek Jeziorski; ambasadorja e Kroacisë, znj.Sanja Bujas Juraga, auditues, eksperte, deputetë, gazetarë, atj.

Lesak 2Projekti do të zbatohet nga partnerët e binjakëzimit: Zyrat e Kontrollit të Lartë të Polonisë dhe Kroacisë dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH). Buxheti total i këtij projekti të financuar nga BE është 2.1 milionë euro, 5% nga të cilat bashkë-financohen nga Republika e Shqipërisë.

“Projekti do të fokusohet te përmirësimi i kuadrit legjislativ, zhvillimi i metodologjive të auditimit, forcimi i kapacitetit institucional dhe bashkëpunimi me aktorë të tjerë. Kjo do të çojë në përmirësimin e cilësisë së raporteve të auditimit dhe ndjekjes së tyre, duke kontribuar kështu në luftën kundër korrupsionit”, tha Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z.Bujar Leskaj.

“Për këtë project kemi aplikuar që në vitin 2012”, tha Leskaj duke falenderuar Misionin e BE-së në Tiranë, por edhe qeverinë aktuale dhe atë paraardhëse, por edhe Komisionin e Ekonomisë, pranë parlamentit Shqiptar. “Misioni yne, tha Leskaj, është që paratë publike të përdoren me efektivitet, të aplikojmë auditime sipas praktikave ndërkombëtare, auditimi duhet te sjellë ndryshim jo të jetë spirancë që tërhiqet zvarrë, atj”.

“Auditimi i projekit prej 2.1 milionë euro, tha Leskaj, do të kryhet nga një Agjensi e krijuar në Ministrinë e Financave dhe nga një organizatë në Poloni”.  Z.Leskaj pohoi se “mënyra me efektive për të ndikuar në një menaxhim të shëndoshë të Financave publike është integriteti. Mbështetja për këtë institucion vjen në një moment të rëndësishëm. Shqipërisë i duhet të përgatisë një nivel europian auditimi.  Sfidat ku duhet të punojë Shqipëria janë tashmë të qarta edhe nga analizat e para të këtij projekti europian. Nuk mjafton vetëm lufta kundër korrupsionit, apo mashtrimit financiar”.

Lesakj 1Duke ju referuar projektit dhe ambicieve të institucionit që drejton, Leskaj e sheh tërë këtë punë edhe në frymën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Po pergatisim auditues për vitet 2020-2025, kur edhe ne do të jemi pjesë e Bashkimit Europian”, tha Leskaj.

“Ne nuk bëjmë politikë, ne auditojmë politikën”, tha ai.

Ambasadorja e BE-së në vendin tonë Romana Vlahutin shprehu vlerësimin për arritjet e derisotme të KLSH, si dhe bindjen se me kontributin e institucioneve të auditimit suprem të Polonisë dhe të Kroacisë, të cilat janë shumë të zhvilluara, projekti i binjakëzimit do të jetë një vlerë e shtuar në rrugën e modernizimit të plotë të institucionit shqiptar. Ambasadori i Polonisë, z.Marek Jeziorski dhe ambasadorja e Kroacisë Sanja Bujas Juraga, vunë theksin  në pavarësinë dhe paanshmërinë politike që duhet të ketë Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Lidhur me projektin “Forcimi i kapaciteteve te audiitit të jashtëm”, referuan Presidenti i Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë, z. Krzysztof Kwiatkowsk dhe Kryetari i Zyrës Shtetërore të Auditit të Kroacisë, z.Ivan Klesiç.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Presidenti i Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë, z. Krzysztof Kwiatkowsk, një personalitet, i cili ka patur poste mjaft të larta në Poloni si Ministër i Drejtësisë dhe Prokuror i Përgjithshëm, është pritur nga Presidenti i Republikës, z.Bujar Nishani, Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, Prokurorin e Pergjithshem, z.Adriatik Llalla, Kryetari i Akademisë së Shkencave Myzafer Kerkuti, Inspektori i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave, z.Shkëlqim Gani.

D.Kola

Related Articles

Nje koment

  1. Duket qartë se vitet e fundit KLSH i ka kushtuar rëndësi bashkëpunimit me partnerët. Arritja e këtij projekti binjakëzimi, tregon qartë se KLSH është përkushtuar seriozisht në punën e saj për mirëqeverisjen dhe po merr mbështetjen e merituar nga partnerët ndërkombëtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button