Bota

Rubla bie në nivelin më të ulët të vitit 2015

Monedha ruse bie të hënën në nivelin më të ulët të vitit 2015, ku euroja ka kaluar nivelin simbolik të 80 rublave dhe dollari atë të 70 rublave ndërkohë që treguesi i bursës RTS ka rënë me 5 për qind nën ndikimin e tregjeve aziatike.

Kjo rënie e monedhës rrit frikën për një destabilizim të ri të vendit në një moment ku ekonomia ruse, në recesion, dukej se po arrinte fundin pas disa muajsh degradimi të fuqishëm të aktivitetit ekonomik.

Euroja ka tejkaluar 80 rublat për herë të parë që nga mesi i dhjetorit dhe arriti 81,58 rubla, kundrejt 78,80 rubla që ishte të premten.

Dollari arriti në 71,10 rubla, kundrejt 68,21 që ishte të premten.

Në aspektin e bursave, treguesi RTS shënoi një rënie me 5,01 për qind të vlerave në dollarë ndërsa Micex (i shprehur në rubla) binte me 1,74 për qind.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button