Kronika e zeze

Tre te rinj rrahin me grushta nje polic

Tre të rinj rrahin me grushte efektivin e policisë në Tiranë

Një i arrestuar dhe dy të tjerë në kërkim është bilanci i ndërhyrjes së forcave të rendit pas një konflikti ë ndodhur në kryeqytet, ku është dhunuar një efektiv policie.

Mësohet se shtetasi me iniciale M. Zh., i cili kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, së bashku me dy të rinj kanë goditur me grushte punonjësin e policisë me iniciale A.D.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. Zh., 26 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin D. Zh., 23 vjeç, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Xh. Ç., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta shtetas, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti kanë goditur me grushte shtetasin A. D., 31 vjeç, banues në Tiranë (punonjës policie). Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi M. Zh., ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button