Kronika e zeze

Ekzekutoi me tre plumba shokun në Selanik, dorëzohet në polici shqiptari 45-vjeçar

Ka marrë fund arratia e një 45-vjeçari shqiptar i cili ekzekutoi një ditë më parë 50-vjeçarin Shpëtim Bajrami në Selanik.

Sipas policisë greke, autori u dorëzua pasditen e sotme në rajonin e policisë në prani të avokatit të tij.

I pyetur prej hetuesve, ai tha se ekzekutoi viktimë për një borxh të pa kthyer por nuk sqaroi se çfarë lloj bashkëpunimi kishte me viktimën i cili dyshohet se ishte transportues  i lëndëve narkotike për llogari të organizatave shqiptare të drogës në kryeqendrën e veriut të Greqisë.

Fillimisht të dy kishin debatuar në një lokal që ndodheshin dhe në vazhdim ishin drejtuar një pike karburanti për të furnizuar makinat e tyre me karburant.

Atje biseda e tensionuar ia pasoi vendin armëve dhe autori shtiu 3 herë me pistoletë ndaj viktimës duke e lënë të vdekur në vend.

I gjendur pa rrugëdalje pasi autoritet greke edhe ato shqiptare mundën ta identifikonin dhe të merrni masa për ta ndaluar nëse kalonte në kufi, autori u detyrua të dorëzohej.

Ai do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie, ndërsa hetimet për zbardhjen e ngjarje me të gjitha detajet e saj vazhdojnë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button