Kronika

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Elbasanit dënon me 22 vite burg Arbër Paplekajn

Gjykata e Elbasanit ka dhënë vendimin me 22 vite burg për Arbër Paplekajn për akuzën “vrasje në rrethana cilësuese”

Dy ish- nëndrejtorët Policisë së Elbasanit u shpallën fajtorë për shpërdorim detyre ndërsa dënimi me 1 vit burg konvertohet 1 vit shërbim prove. 6 efektivë e forcave Shqiponja u shpallën fajtor për shpërdorim detyre 1 vit burg i cili konvertohet 16 muaj shërbim prove.

Një javë më parë prokuroria në konkluzionet e saj përfundimtare kërkoi 25 vite burg për Arben Paplekajn duke i qëndruar akuzës në nisje të gjykimit, “vrasje në rrethana cilësuese”.

Në konkluzionet e seancës së fundit mbrojtja argumentoi se vrasja e Pjerin Xhuvanit është kryer në kushtet e vetëmbrojtjes duke faktuar me dëshmitë e dhëna nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes, pamjet filmike dhe ekspertizat ligjore. Mbrojtja kërkoi pafajësi për Arber Paplekajn.

Sipas mbrojtjes prokuroria nuk ka marrë parasysh as eskpertizën mjeko-Ligjore të kërkuar nga vetë organi i akuzës ku mjekët shprehen se në momentin e ngjarjes Arbër Papleka ka qenë në gjendje të rënduar psikike( e cilësuar si afekti fiziologjik) çka ka sjellë vetëdije të dobësuar dhe e shkaktuar nga rrethanat e një sulmi të papritur i cili ndodhi në pak sekonda dhe ku u desh nje reagim i menjëhershëm i ndodhur nën breshërinë e plumbave për të mbrojtur jetën.

Edhe avokatet mbrojtës të punonjësve të policisë kanë kërkuar pafajësi për klientët e tyre. Sipas tyre prokuroria nuk ka vërtetuar dhe faktuar shpërdorimin e detyrës. Madje avokatët kanë vënë në dyshim standardet e prokurorisë e cila, sipas tyre, nuk përfshin në gjykim një police të plagosur në vendin e ngjarjes. Ndërsa policët e tjerë që ishin aty së bashku gjykohen.

Në këtë seancë u paraqit edhe një deklaratë e polices së plagosur në ngjarjen e 21 prillit 2021. Xhensila Sota kërkoi që Arbër Paplekaj të mos gjykohet për plagosjen e saj. Kjo deklaratë i është shtuar dosjes si shprehje vullneti e Sotas.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button