☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,611 ▼ -2.02% ETH $2,681 ▼ -2.46% XRP $1.4833 ▼ -3.71% SOL $119.3700 ▼ -1.92%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
Libri

Mbrëmja me poezitë e Kadaresë/ Organizohet në qytetin e durrësit shfaqja “ Medalioni i Hënës”

“Medalioni i hënës”, një shfaqje artistike, nën yje dhe mbi Torrën Veneciane, solli në Durrës kolosin e letrave shqipe, Ismail Kadarenë dhe poezinë e tij të interpretuar nga emrat e mëdhenj të skenës dhe ekranit shqiptar, Yllka Mujo, Ndriçim Xhepa, Xhelal Tafaj, Olta Daku, Arben Derhemi dhe Anila Bisha.

E konceptuar nga regjisorja Driada Dervishi si një festë e poezisë në një nga monumentet më përfaqësuese të trashëgimisë sonë kulturore, shfaqja ndërthuri bukur fuqinë e vargut të Kadaresë me tingujt muzikorë dhe lëvizjet harmonike.

Artdashësit dhe çifti Kadare shijuan plot emocion interpretimet e aktorëve dhe të këngëtares Vikena Kamenica të shoqëruar në flaut nga artistja e njohur shqiptare në Itali Daorsa Dervishi dhe kitaristi Arbër Çerri, por dhe nga lëvizjet plot finesë të balerinës Vanesa Barushi.

Për regjisoren kjo shfaqje dedikuar poezisë së Kadaresë është e veçantë në karrierën e saj, ndërsa shpreson që Durrësi të marrë vendin që i takon në hartën e kulturës dhe artit mbarëkombëtar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.