Kronika
Policia nis procedimin ndaj Palokës: Rama u sulmua me një solucion kimik
Policia e Shtetit ka reaguar mesditën e sotme sa i përket sulmit të deputetit Paloka ndaj kryeministrit Rama.
Në një njoftim për shtyp, Policia dhe Garda bëjnë të ditur se ka nisur procedimi penal ndaj deputetit demokrat.
Policia shkruan se kryeministri i vendit u sulmua me një solucion kimik dhe se ngjarja ndodhi në sytë e të gjithëve.