☁️
Tiranë 14°C · Vranët 14 May 2026
S&P 500 7,444 ▲0.58%
DOW 49,693 ▼0.14%
NASDAQ 26,402 ▲1.2%
NAFTA 100.93 ▼0.09%
ARI 4,706 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $79,340 ▼ -1.49% ETH $2,257 ▼ -0.99% XRP $1.4245 ▼ -0.87% SOL $91.1500 ▼ -3.56%
S&P 500 7,444 ▲0.58 % DOW 49,693 ▼0.14 % NASDAQ 26,402 ▲1.2 % NAFTA 100.93 ▼0.09 % ARI 4,706 ▼0.01 % S&P 500 7,444 ▲0.58 % DOW 49,693 ▼0.14 % NASDAQ 26,402 ▲1.2 % NAFTA 100.93 ▼0.09 % ARI 4,706 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
14 May 2026
Breaking
Kryeartikull

Boja blu në fytyrën e Ramës dhe boja e zezë në fytyrën e Shqipërisë

Nga Flogert Muca

Deputeti i Lulzim Bashës Edi Paloka, i propozuar edhe si nënkryetar Kuvendi nga radhët e opozitës, duke i hedhur bojë me shiringë kryeministrit Rama, ka bërë sot një gjest të shëmtuar jo vetëm në sytë e shqiptarëve (të cilët fatkeqësisht janë mësuar me të tilla shfaqje nga opozita), por edhe në sytë e Telat Xhaferit, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut që pristë votimin pro të Shqipërisë ndaj vendit të tij për në NATO.

Por, boja blu e hedhur në drejtim të kryeministrit Rama sot dhe ‘boja e zezë’ e hedhur në drejtim të Shqipërisë, ka një simbolikë shumë të fortë për atë që përfaqëson opozita shqiptare dhe për atë se si e do ajo Shqipërinë.

Boja blu e hedhur në fytyrën e Ramës tregon edhe njëherë dobësinë e opozitës, e cila mendon se kryeministri rrëzohet me bojë e vezë. Boja blu në fytyrën e Ramës ishte si një lloj ofshame për të treguar pafuqinë e opozitës për të mbjellë shpresë tek qytetarët, ndaj shpreson vetëm tek dhuna. Ajo bojë tregon alternativën pa alternativë të opozitës dhe mungesën e gatishmërisë për tu përballur me zgjedhjet që po afrojnë.

Boja blu, e njëjtë me ngjyrën e partisë se Berishës, kishte sot domethënien e pafuqisë së kësaj partie për të mundur kryeministrin Rama me votë, ndaj u hodh ashtu në formë dhune, si e vetmja shpresë për të marrë pushtetin në tavolinë.

Thënë shkurt, boja e sotme ndaj kryeministrit nuk ishte asgjë tjetër veçse alternativa e vetme e opozitës për qytetarët. Thënë ndryshe, dobësia e saj. E kjo nuk dëmton Edi Ramën, përkundrazi.

Por, përtej bojës blu në fytyrën e Ramës, më e rënda është boja e zezë në fytyrën e Shqipërisë, e për këtë u kujdes vetë Lulzim Basha që ta përhapte sa më mirë.

Teksa fliste në foltoren e Kuvendit në një ditë të rëndësishme për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, Lulzim Basha u kujdes që të thoshte 1001 të zeza kundër vendit të tij, Shqipërisë në sytë e kryeparlamentarit Xhaferi dhe të gjithë ambasadave të akredituara në Tiranë.

Njëlloj si edhe para disa muajsh kur Shqipëria mori ‘OK’ për çeljen e negociatave në qershor të 2019, Lulzim Basha sot nxiu Shqipërinë, për të mobilizuar partinë. Kjo është një taktikë e njohur e Bashës, Berishës e Kryemadhit, të cilët nuk e kanë problemin me Edi Ramën, por me Shqipërinë, të cilës nuk duan t’i çilen negociatat, pasi kjo do të shihej si sukses i Edi Ramës.

Ky kompleks i tyre nuk dëmton Edi Ramën, por Shqipërinë dhe shqiptarët.

Edhe thirrja për dhunë, marrje fatesh në dorë nga populli, e të tjera si këto, janë instrumenta për t’i vënë drynin negociatava, vetëm që të marrin pushtetin në tavolinë. E si për ta vërtetuar këtë, PD dhe LSI edhe pas thirrjes së BE-së për protestë të paqshme, kanë vazhduar me thirrjet ekstreme duke artikuluar me zë dhe më figurë nga vetë Basha se për Shqipërinë nuk do të ketë hapje negociatash.

Boja e zezë në fytyrën e Shqipërisë është milje larg bojës blu në fytyrën e Ramës. E para rrezikon fatet e të gjithë shqiptarëve, ndërsa e dyta hiqet me një grusht ujë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.