Parlamentare

Zgjedhja e kreut të AMA-s hiqet nga rendi i ditës

kuvendi-ne-seance-plenare-22-525x350Parlamenti ka hequr nga rendi i ditës zgjedhjen e kryetarit të ri të Autoritetit të Medias Audiovizive. Megjithëse ishte parashikuar që e gjithë procedura e nisur të përfundonte në seancën e sotme burime nga Kuvendi thanë për “Panorama Online” se votimi është shtyrë.

Të martën Komisioni Parlamentar i Medias zhvilloi edhe seancën dëgjimore me katër kandidatët që kanë mbetur në garë për kreun e AMA-s dhe nënkryetari socialist i komisionit Alfred Peza paralajmëroi zgjedhjen e kryetarit të ri në seancën e sotme. Sipas ligjit të miratuar me konsensus në legjislaturën e kaluar pas përzgjedhjes së katër kandidatëve, opozita ka të drejtë të heqë në komision dy prej kandidatëve dhe dy të tjerët kalojnë për votim në seancë.

Me bojkotin që ka nisur që në muajin korrik nga opozita kjo procedurë nuk është kryer. Megjithatë sipas Pezës ligji i jep të drejtë mazhorancës që të hedhë në votim të katër kandidatët në Kuvend. Aktualisht në garë janë Gentian Sala, Anila Basha, Bers Hado dhe Gentian Skënderaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button