Zgjedhjet lokale 2015

LSI kërkon çregjistrimin e mbi 600 votuesve fiktivë në Vorë

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkoi sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve çregjistrimin nga listat zgjedhore të mbi 600 votuesve fiktivë në bashkinë Vorë.
Gjatë shqyrtimit në Komision të kërkesës së LSI-së, përfaqësuesi ligjor i saj, Dritan Fejzo, parashtroi argumentet që kanë çuar në rritjen fiktive të numrit të votuesve në këtë zonë zgjedhore, që sipas tij, synojnë manipulimin e votës më 21 qershor.
“Kërkojmë nga ana juaj marrjen e një informacioni nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, e cila është në pritje të raportit përfundimtar të auditit, të hartuar për këtë çështje. Përfundimisht, kërkojmë çregjistrimin e personave të regjistruar në kundërshtim me vendimin e Këshillit të Ministrave”, tha juristi Fejzo.
Një ditë më parë, LSI i kërkoi KQZ-së që të ndërhyjë për çregjistrimin e mbi 600 votuesve në këtë zonë zgjedhore, të importuar sipas saj, për të manipuluar votën e 21 qershorit.
Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj, i pranishëm dje në KQZ, tha se për këtë kërkesë të LSI-së është dërguar në Vorë një grup specialistësh për të verifikuar shkeljet e pretenduara dhe nëse ato konstatoheshin do të merreshin masat përkatëse.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button