Politika

Tahiri: Absurde, po më heqin mandatin për një patentë

Deputeti Dashamir Tahirit që është pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike në një prononcim për mediat tha se vendimi i Prokurorisë për t’i hequr mandatin i është dukur absurd.

Ai tha se nuk ishte në dijeni për dënimin për patentën false, ndërsa për paratë false nuk ishte dënuar.

“Unë jam vënë në dijeni nga prokuroria dhe kam marrë masat përkatëse. Kam vënë në dijeni KQZ, mora masa në Itali, ku kam marr dënim pa dijeninë time. Flitet për patentë false dhe para false. Kam qenë si vizitor në Itali.

Kam marrë një lëng dhe më kanë dhënë një kusur 10 mijë lireta false. Por nuk jam dënuar për atë. Kam marrë masat për sa i përket kësaj mase të prokurorisë. Më duket absurde se nuk ka asnjë lidhje me mua ligji i dekriminalizimit. Sepse ky dënim nuk bën pjesë në ligjin e dekriminalizimit. Lajmërova organet kompetente këtu dhe në Itali për ta çuar drejtësinë në vend.

Si shumë shqiptarëve më ka ndodhur dhe mua, ishte dhe viti 2004 ku shqiptarët shihen si dele e zezë, ka qenë për patentën por nuk e kam pasur fals. Ligji i dekriminalizmit nuk duhet të merret me patenta. Unë kam hyrë e dalë në Itali me dhjetëra herë. Dënimi është absurd, nuk duhet të jetë  pjesë e ligjit të dekriminalizimit. Nuk kisha arsye për të mos e deklaruar”, tha Tahiri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button