MaqedoniaRajoni

Maqedoni-Kinë, marrëdhëniet e mira bilaterale garancë për përparimin e bashkëpunimit ekonomik

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për zbatimin e zgjedhjeve, Emil Dimitriev, pasdite në Rigë relizoi takim me kryeministrin e Republikës Popullore të Kinës, Keçijang Li, në prag të Mbledhjes së nesërme të pestë të 16-të vendeve nga Evropa e mesme dhe lindore me Kinën në kryeqendrën letoneze.

Siç njofton raportuesi i MIA-s nga Riga, Dimitriev dhe Li gjatë takimit i kanë potencuar marrëdhëniet e mira bilaterale të Maqedonisë me Kinën, si garancë për avancimin e bashkëpunimit ekonomik.

Dimitriev tha se gjatë takimit, kolegut të tij kinez ia ka prezantuar projektet e suksesshme që Maqedonia i realizon me financim kinez, si garancë për vazhdimin e mëtejshëm të bashkëpunimit pozitiv edhe në sfera tjera ekonomike, për çka ka prezantuar edhe projekte konkrete.

Po ashtu, kryeministri i Maqedonisë potencoi se përparimi i shtetit tonë në listën e Bankës botërore “Duing biznis”, është motiv më shumë për rritjen shtesë të investimeve nga Kina në Republikën e Maqedonisë.

Sipas kryetarit të Qeverisë së Maqedonisë, ai po ashtu e ka informuar kryeministrin Li edhe për analizën më të re të Bankës botërore, për kushtet për investim në Republikën e Maqedonisë, respektivisht radhitjen e Maqedonisë në vendin e pestë në Evropë, sipas “Duing biznis” dhe në vendin e dhjetë në botë.

Si pjesë e akiviteteve në Samit, kryeministri Dimitriev dhe delegacioni qeveritar, sot realizuan takim me ekipin e menaxherëve të kompanisë kineze “Huavei” për Evropën e mesme dhe lindore dhe për Skandinavinë, duke marrë parasysh se kompania “Huaveri” është realizator i donacioneve të Qeverisë kineze nga sfera e teknologjive infomatiko-komunikacioni për këto vende. Me këtë rast, Qeveria e Kinës, përmes gjigantit të telekomunikacionit “Huavei” premtoi donacion nlë pajisje me vlerë prej shtatë milionë euro për shkollat e mesme në Qytetin e Shkupit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button