Sporti ne bote

Portugalia, në dorë të Ronaldos

Skuadra e futbollit e Portugalisë është sinonimi i Cristiano Ronaldos. Por pak ditë përpara nisjes së Botërorit, nuk flitet më për këtë fakt, por se ky në Katar do të jetë i fundit për të dhe shansi i tij i fundit për të fituar një Kupë Bote. Në dekadën e kaluar, kombëtarja portugeze ka arritur në gjysmëfinalet e Euro 2012, ka fituar trofeun e vet të parë të madh Euro 2016 dhe ka ngritur titullin inaugurues të Ligës së Kombeve në 2019. Është padyshim epoka më e mirë në futbollin portugez por në botëror ecuria e tyre nuk ka qenë aspak e mirë. Që nga 2006 Portugalia nuk ka arritur as në çerekfinale. Në vitin 2014, ajo u eliminua në fazën e grupeve e katër vite më vonë në fazën e 16-të.

Në tre Kupat e Botës së kaluar, portugezët kanë fituar vetëm tre ndeshje, ndërsa Ronaldo ende nuk ka shënuar në fazën eliminatore të Kupës së Botës. Në këtë botëror, Portugalia është në grup me Korenë e Jugut, Uruguain dhe Ganën. Ndeshja më e spikatur e grupit do të jetë ajo që Portugalia do të luajë kundër Uruguajit, një kundërshtar që e eliminoi nga botërori Rusi 2018. Një humbje ndaj Serbisë në ndeshjen e fundit kualifikuese e çoi Portugalinë në play-off. Kjo është Kupa e Botës e treta radhazi në të cilën ata kualifikohen përmes play-off-it.

“Më e mira nuk ka ardhur ende, e ajo do të vijë patjetër këtë vit. Nuk mund të jem më konkret se kaq” – ka thënë trajneri Federico Santos. Në moshën 37-vjeçare, Ronaldo nuk është më forca e ekipit, që ishte dikur. Pavarësisht se shënoi 24 gola për Manchester United sezonin e kaluar, golashënuesi rekordmen i Portugalisë, ka luajtur shumë pak me skuadrën e tij këtë vit. Ndërsa trajneri Santos mbetet i pashqetësuar nga problemet e fundit të Ronaldos dhe e ka siguruar atë për një vend në formacionin e tij fillestar.

Por tifozët portugezë kanë qenë kundër këtij fakti. Ronaldo ka shënuar pesë gola në 10 paraqitjet e tij të fundit për Portugalinë. Të pesë golat u shënuan në dy ndeshje. Ashtu si te United, debati për Ronaldon është se duke e vendosur atë në 11-shen kryesore, skuadra humbet ekuilibrin. Për më tepër, me lojtarë si Bernado Silva, João Félix, Rafael Leão dhe Bruno Fernandes, Portugalia nuk ka mungesë lojtarësh në sulm. Jo për herë të parë, fati i Portugalisë në Kupën e Botës është i lidhur ngushtë me Ronaldon. Por këtë radhë, nuk është ashtu siç do ta imagjinonim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button