☁️
Tiranë 18°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.73 ▼1.02%
ARI 4,038 ▼0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,207 ▼ -1.62% ETH $2,322 ▼ -2.12% XRP $1.2911 ▼ -3.01% SOL $100.2000 ▼ -2.64%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.73 ▼1.02 % ARI 4,038 ▼0.34 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.73 ▼1.02 % ARI 4,038 ▼0.34 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Gjermania shpall listën, mungon Gosens

Ëndrra botërore e Robin Gosens zbehet. Anësori i Interit është në fakt ndër të përjashtuarit nga lista përfundimtare e 26 të thirrurve për Katar 2022 të bërë të ditur nga trajneri gjerman Hans-Dieter Flick, i cili i zgjidhi dyshimet pak orë para afatit të caktuar për të dielën e 13 nëntorit për skuadrën që do të tentojë të fitojë Kupën e katërt të Botës në historinë e saj.

Gosens, i cili shënoi golin e parë në Serie A me fanellën e Interit në ligë në 6-1 kundër Bolonjës, i dyti sezonal pas atij kundër Barcelonës në Champions League, paguan mungesën e minutave në pjesën e parë të sezonit shkaktuar nga problemet fizike, që nuk e kanë braktisur as në vitin e parë të plotë me Interin.

Mes të përjashtuarve, përveç Timo Ëerner, është edhe Marco Reus, I ndalur nga dëmtimet e shumta të pësuar në periudhën e fundit, ndërsa pjesë e ekspeditës do të jetë edhe heroi i finales së Brazilit 2014, Mario Goetze, sërish protagonist në Bundesliga me fanellën e Eintracht Frankfurt, pa harruar dhe shumë të riun Youssoufa Moukoko, zbulim i Borussia Dortmundit, i cili do të mbushë 18 vjeç vetëm më 20 nëntor dhe ende në pritje të debutimit me kombëtaren e seniorëve.

Kjo është lista e plotë e Gjermanisë, e cila do të debutojë në Botëror të mërkurën më 23 nëntor kundër Japonisë:

Portierw: Neuer (Bayern), Ter Stegen (Barcellona), Trapp (Eintracht Francoforte).

Mbrojtësa: Bella Kotchap (Southampton), Ginter (Friburgo), Gunter (Friburgo), Kehrer (West Ham), Klostermann (Lipsia), Raum (Lipsia), Rudiger (Real Madrid), Schlotterbeck (Borussia Dortmund), Sule (Borussia Dortmund).

Mesfushorë: Brandt (Borussia Dortmund), Goretzka (Bayern), Gotze (Eintracht Francoforte), Gundogan (Manchester City), Hofmann (Borussia Moenchengladbach), Kimmich (Bayern).

Sulmuesa: Adeyemi (Borussia Dortmund), Fullkrug (Werder Brema), Gnabry (Bayern), Havertz (Chelsea), Moukoko (Borussia Dortmund), Musiala (Bayern Monaco), Muller (Bayern), Sané (Bayern).

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.