Sporti ne bote

UEFA në kaos, Ceferin “punon” për mandatin e katërt

Në ditët e fundit UEFA-n e ka pushtuar kaosi pasi Aleksandër Ceferin ka në plan të qëndrojë në krye të këtij organi deri në 2031-in. Sipas tabloidëve britanik numri një i UEFA-s ka kërkuar të ndryshojë statutin gjatë mbledhjes së Komitetiti Ekzekutiv të mbajtur në Hamburg pak ditë më parë.

Ndryshimet thuhet se i përkasin kohëzgjatjes së presidentit në këtë post. Sipas “Daily Mail”-it, Ceferin kërkon të ndryshojë nga tre në katër nenin, i cili kufizon mundësinë e rikandidimit të presidentit në këtë post.

Ceferin së bashku me aleatët e tij ka punuar prej muajsh për këtë plan të shtruar formalisht pak ditë më parë. Sipas planit të sllovenit këto ndryshime duhet të ratifikohen në Kongresin e UEFA-s, i cili do të mbahet në shkurt.

Kundër këtij plani është Dejvid Xhill. Ish-drejtori i Përgjithshëm i Mançester Junajtid i ka konsideruar këto ide të Ceferin si jo demokratike dhe kundër të mirës së futbollit.

Për të kaluar një propozim të tillë Ceferin i duhen 2/3-at e votave të 55 anëtarëve të UEFA-s në kongresin që do të mbahet në Paris.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button