Rajoni

Arrin në 10 numri i të vdekurve në tragetin ”Norman Atlantic”

Dhjetë persona kanë humbur jetën pas zjarrit që përfshiu tragetin ”Norman Atlantic” në brigjet shqiptare, njoftoi dhe marina italiane pas zbulimit të dy trupave të tjerë.

TRAGET-1Sipas një bilanci të mëparshëm bëhej fjalë për tetë të vdekur dhe 427 të mbijetuar, 56 prej të cilëve anëtarë të ekuipazhit të tragetit ”Norman Atlantic”.

Lista e pagjerëve numëronte 478 persona, por autoritetet italiane bënë thirrje për kujdes duke refuzuar të përmendnin të zhdukurit pas kësaj drame të ndodhur të dielën në detin Adriatik.

”Është herët për të folur për të zhdukurit”, nënvizoi ministri italian i Transporteve, Maurizio Lupi.
”Ne nuk jemi në dijeni të numrit të saktë të pasagjerëve”, nënvizoi ai duke shtuar se në këto kushte të pasigurta operacionet e kërkimit vazhdojnë.

”Nga 371 pasagjerë të mbijetuar, 234 ishin grekë, 54 turq, 22 shqiptarë dhe 10 me kombësi zvicerane”, sipas Lupit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button