🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.33 ▲3.09%
ARI 4,751 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,988 ▼ -0.85% ETH $2,182 ▼ -3.09% XRP $1.3319 ▼ -3.4% SOL $82.3400 ▼ -2.42%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.33 ▲3.09 % ARI 4,751 ▼0.54 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.33 ▲3.09 % ARI 4,751 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Мickoski kërkon zgjedhje në vjeshtë, përgjigjet Кovaçevski: Zgjedhje vitin e ardhshëm

Për më shumë se dy javë, qeveria thotë se ndryshimet kushtetuese do të shqyrtohen në qeveri në dy javët e ardhshme. Këtë e përsëriti edhe sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili nuk jep më shumë detaje për pritshmëritë. Kreu i opozitës Hristijan Mickoski thotë se opsioni i vetëm në tavolinë për marrëveshje me pushtetin tani janë zgjedhjet e parakohshme në vjeshtë.

“Ne nuk bëjmë marrëveshje pas shpine me asnjë dhe për asgjë. Atë që e kemi e themi publikisht. Marrëveshje të tilla nuk ekzistojnë. Tani në tavolinë kanë vetëm një opsion dhe ai është zgjedhje të parakohshme, i kanë edhe datat, kanë dhe aktivitetet që duhet t’u paraprijnë zgjedhjeve dhe aktivitetet pas tyre”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Me këtë Mickoski thotë se nuk do të pranojnë ndryshime kushtetuese me këto kushte. Pas zgjedhjeve, qeveria e VMRO-së, shton ai, do të negociojë për kushte dhe garanci të reja nga të cilat do të përfitojë dhe vendi. Kryeministri i vendosur, zgjedhje të parakohshme s’do të ketë.

“Nuk do të kemi zgjedhje në vjeshtë. Zgjedhjet do të jenë vitin e ardhshëm, fillimisht presidenciale dhe më pas parlamentare. Procesi i ndryshimeve kushtetuese nuk është i lidhur me mandatin e qeverisë por me integrimin evropian të vendit. Secila parti politike e ka detyrim t’i mbështesë integrimet evropiane”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Pushteti shpreson se individë të caktuar brenda VMRO-DPMNE-së mund të mbështesin ndryshimet kushtetuese. Në këtë frymë, ministri i Jashtëm Bujar Osmani, paralajmëroi Mickoskin me humor, në një intervistë për Kanal 5.

“Nuk e di, ndoshta ai do të zgjohet kur në televizor do të shohë si kalojnë ndryshimet kushtetuese”, u shpreh Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.

Mickoski kritikoi aftësinë e Osmanit për humor.

“Sensi i humorit i Bujar Osmani nuk qënka virtyt i mirë i karakterit të tij dhe shpesh metaforat e tij përmes sensit të keq të humorit nuk kuptohen as nga unë dhe as nga opinion sepse nuk e dimë çfarë dëshiron të thotë me këtë. Nëse si personel mjekësor është i shqetësuar për gjumin tim, ata që më njohin e dinë se flej pak, zgjohem herët dhe punoj shumë”, theksoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Draft amendamentet për ndryshimet kushtetuese janë gati prej javësh por qeveria pret një moment më të mirë për t’i shqyrtuar. Procedura në Kuvend për miratimin e tyre mesatarisht zgjat 4 deri 5 muaj. /Alsat.mk

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.