Film

10 filmat më të bukur për t’i parë gjatë festave

krishtlindje10. “Një premtim është një premtim” (Jingle All the Way)

Le ta fillojmë klasifikimin tonë që nga këtu, me një baba shumë të impenjuar të interpretuar nga Arnold Schwarzenegger, i cili mungesën e tij do ta kompensojë duke i blerë të birit me patjetër dhuratën më të lakmuar të vitit. Por problemi është se ai harron ta blejë atë dhe e lë për momentin e fundit duke kryer bëma të pabesueshme vetëm për ta gjetur. Gjithë kësaj i shtohet edhe një fqinj i padurueshëm, një super baba i divorcuar, i cili kërkon të gjejë të njëjtën dhuratë për fëmijën e tij.

9. Një cicërimë Krishtlindjesh (A Christmas Carol)

“A Christmas Carol” është një film i prodhuar nga Walt Disney Pictures i dalë në vitin 2009 në sallat kinematografike. I marrë nga i njëjti titull i shkruar nga Charles Dickens, ai flet për një zotëri të moshuar i cili nuk i duron dot festat e fundvitit, i destinuar që të ndryshojë mendim përgjatë rrjedhës së filmit!

8. Makth para Krishtlindjeve (Nightmare before Christmas)

Protagonisti i kësaj pune të madhe i Tim Burton është Jack Skeletron, mbreti i Botës së Halloween, që i mërzitur nga përsëritja e pushimeve në mbretërinë e tij, vendos që të bredhë botën për të kuptuar se çfarë i mungon. Dhe kështu gjendet në botën e Krishtlindjeve dhe vendos të importojë traditat festive në botën e tij, por qytetarët e Halloween e keqkuptojnë atë dhe shumë shpejt ai gjendet në telashe…

7. Krishtlindje në Indi (Natale in India)

Të dashur shumë nga italianët janë filmat klasikë komikë të prodhuar po në Itali, si për shembull “Krishtlindje në Indi”. Këta lloj filmash vlerësohen shumë edhe në vendin tonë.

6. Kukudh – një kukudh me emrin Budi (Elf) 

Një kukudh me emrin Buddy tregon historinë e një fëmije jetim, i cili përfundon aksidentalisht në thesin e Babagjyshit dhe kështu rritet në laboratorin e tij, me kukudhët e tjerë. Por sapo bëhet 30 vjeç, nuk mund ta fshehë më natyrën e tij të vërtetë…

5. I vetëm në shtëpi (Home Alone)

Një tjetër film klasik i përjetshëm i Krishtlindjeve është filmi “I vetëm në shtëpi”. I pamungueshëm në traditën e Krishtlindjeve, filmi flet për historinë e një fëmije i cili harrohet në shtëpi nga familja, e cila është shumë e zënë për përgatitjet për pushime. Gjatë mungesës së prindërve, fëmija duhet të përballojë një mal me telashe…

4. Babagjyshi (Santa Clause)

Në këtë film, Scott është një zotëri shumë normal që gabimisht e rrëzon Babagjyshin nga çatia. Babagjyshi vdes dhe trupi i tij tretet dhe lë vetëm një biletë dhe veshjen e tij. Në biletë është shkruar që tashmë Scott është i detyruar me kontratë që të bëhet Babagjyshi i ri dhe të kryejë të gjitha detyrat e tij. Për t’iu bashkuar lutjeve të birit, Scott vesh kostumin klasik të Babagjyshit dhe hipën mbi slitën e cila udhëhiqet nga drerët që gjendet në çati dhe kështu fillon të dorëzojë dhuratat.

3. Ku përfundoi Babagjyshi? (Santa Clause 2)

Mes filmave më të mirë gjejmë edhe “Ku përfundoi Babagjyshi”, vazhdimi i filmit të sipërpërmendur. Scott duhet të përballojë probleme të ndryshme: i biri i tij është shënuar në listën e fëmijëve të këqij, sepse drejtori i shkollës së tij i ndëshkon shumë shpesh, ndërsa ai vetë, Scott, duhet të gjejë me patjetër një grua brenda vigjiljeve të Krishtlindjeve për të qenë ende Babagjyshi. Për këtë ai duhet të kthehet në shtëpi. Gjatë mungesës së tij, kukudhët vendosin që ta klonojnë në një mënyrë të tillë që fabrika të qëndrojë ende aktive. Por diçka shkon ters dhe kloni fillon që të sillet në një mënyrë shumë të çuditshme…

2. Mrekulli në rrugën 34 (Miracle on 34th Street)

Ja një film për zemra romantike dhe të dashuruara. Bëhet fjalë për një histori me një fund të lumtur që i dhuron emocione të mëdha që nga 1994-a jo vetëm fëmijëve, por edhe të rriturve. Në të rrëfehet historia e një zotërie i cili dëshiron që të bindë botën se ai është Babagjyshi, ndërsa një vajze të vogël i premton se do t’i dhurojë një familje dhe një shtëpi…

1. Grinçi (The Grinch)

Medalja e arit në këtë klasifikim shkon për ” The Grinch”, film në të cilin protagonisti i urren Krishtlindjet më shumë se çdo gjë tjetër në këtë botë. Ja një alternativë e filmave të zakonshëm për festat e fundvitit, shumë i dashur si nga fëmijët, ashtu edhe të rriturit, si nga ata që e adhurojnë atmosferën e festave si nga ata që e urrejnë atë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button