Politika
“11 prill, sot bien enverucët, halat dhe ngjalat”
Kreu i Libra-s Ben Blushi aludon se sot mund të bie qeveria. Ai e lidh datën e sotme kur Parlamenti mblidhet në seancë të jashtëzakonshme me vetingun, me 11 prillin e 1985 kur vdiq diktatori Enver Hoxha. Janë të shumtë zërat sidomos në median online që thotë se sot Ilir Meta mund të terheqë mandatet e tij në parlament dhe për rrjedhojë largimin nga koalicioni. Megjithëatë teksa presim orën 18:00 kur nis seanca plenare, botojmë edhe statusin e Blushit.
11 PRILL DITA E ENVERUCËVE
Sot është 11 prill, dita kur bie Enveri, kur zakonisht bëhen bashkë natyra dhe nderi.
Sot bien enverucët, halat, ngjalat, hardhucët, merlucët dhe derrkucët!