☁️
Tiranë 12°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 96.30 ▲1.93%
ARI 4,459 ▲1.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,401 ▼ -3.21% ETH $2,023 ▼ -2.73% XRP $1.3365 ▼ -2.95% SOL $83.8800 ▼ -4.75%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 96.30 ▲1.93 % ARI 4,459 ▲1.13 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 96.30 ▲1.93 % ARI 4,459 ▲1.13 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

BERZH: Pabarazia është rritur

Edhe pse statistikat zyrtare tregojnë se pabarazia ka rënë, qytetarët perceptojnë të kundërtën. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim e cilësoi rritjen e pabarazisë së perceptuar një rrezik jo vetëm për ekonominë, por edhe stabilitetin politik.

“Njerëzit mendojnë se gjatë 4 viteve të fundit pabarazia është rritur edhe pse statistikat zyrtare thonë se ajo ka rënë. Ky tregues vlen shumë.

Perceptimet e publikut janë më të rëndësishme sesa ajo që tregojnë statistikat zyrtare në formimin e besimit të individëve, në formimin e institucioneve ekonomike dhe politike, por mbi të gjitha ato ndikojnë mënyrën sesi votojnë qytetarët”, thotë Francesca Dalla Pozza nga BERZH.

Zhvillimi i pabarabartë mes shtresave të ndryshme të popullsisë është një fenomen që ka prekur të gjitha ekonomitë e ngjashme të rajonit, ku rritja ekonomike ka shkuar kryesisht tek një grup i vogël i popullsisë

“Raporti i Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim evidenton se pabarazia në ekonomi, në mundësi dhe përfshirje financiare është rritur duke ndikuar negativisht mirëqënien ekonomike të vendeve në tranzicion.

Gjetja e rrugëve të zgjidhjes është një sfidë e vështirë, ku edukimi financiar dhe përfshirja financiare vlerësohen si mundësi për të adresuar këtë problematikë”, deklaroi kreu i BSH, Gent Sejko.

Sipas Bankës Botërore, pabarazia u rrit veçanërisht gjatë krizës, e cila goditi më fort shtresat më të varfra. Por sipas ekspertëve të BERZH, lajmi i mirë është se periudha më e vështirë tashmë ka kaluar edhe në Shqipëri.

“Ekonomia po rritet në mënyrë të qëndrueshme prej 3 vitesh. Ne presim që kjo tendencë të vazhdojë edhe gjatë këtij viti me rritjen ekonomike që parashikohet të shkojë 3.5 përqind, e ndihmuar edhe nga projekti TAP.

Por ajo nuk është e bazuar vetëm tek ky projekt, është një rritje me bazë të gjerë dhe kjo është inkurajuese”, u shpreh Peter Stanfey i BERZH-it.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.